Shpërthen vullkani Laki-Laki/Video - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Shpërthen vullkani Laki-Laki/Video

    Insajderi
    21 March 2025 - 09:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një vullkan në Indonezinë lindore, në ishullin turistik Flores, shpërtheu sërish të enjten mbrëma, duke detyruar autoritetet të ngrenë nivelin e alarmit në maksimum.

    Shpërthimi i vullkanit Levotobi Laki-Laki 1703 metra i lartë zgjati 11 minuta e 9 sekonda. Hiri që u hodh arriti një lartësi prej 8,000 metrash mbi majën e tij, tha agjencia indoneziane e vullkaneve.

    Shpërthimi filloi në orën 22:56 me orën lokale. Deri më tani nuk raportohet për dëme në fshatrat fqinjë, por shërbimi paralajmëroi banorët se ekziston rreziku i baltës vullkanike për shkak të reshjeve të mëdha.

    Shpërthimi u shoqërua me goditje të forta që u dëgjuan deri në qytetin Maumere, i cili ndodhet më shumë se 80 kilometra nga vullkani, si dhe në rajonin Larantuka, 50 km larg, në perëndim të malit

    Autoritetet kanë ndaluar hyrjen në një rreze prej 7-8 kilometrash rreth vullkanit. Laki-Laki Levotoby u riaktivizua nëntorin e kaluar. Më pas, nëntë persona u vranë, dhjetëra fluturime ndërkombëtare për në ishullin turistik Bali u anuluan dhe mijëra banorë u detyruan të largoheshin nga fshatrat e tyre. Emri “Laki-Laki” do të thotë “burrë” në indonezisht. Laki-Laki ka gjithashtu një vullkan “binjak”, por më të qetë, emri i të cilit do të thotë “grua”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Botë
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark