Policia gjermane ka konfirmuar se kanë detonaur një valixhe e cila ishte supozuar të shpërthente 200 metra larg një qendre emigrantësh në një qytet afër Nurembergut të mërkurën.
Sipas tyre ky shpërthim nuk ka paraqitur rrezik për njerëzit.
Transmetuesi publik raportoi se valixhja ishte e mbushur me substancën aerisols një lloj gazi i cili mund të shpërthej në raport me ndonjë mjet tjetër kimik , që ishte vendosur në një rrugë në hyrje të qendre së emigrantëve ne qytezën e vogël, Zirnforg.
Pamjet tregojnë sesi policia ka rrethuar këtë valixhe në rrugë teksa dëshmitarët kanë dhënë tashmë versionet e tyre.
Disa dëshmitarë okularë kanë thënë se i kanë parë disa persona duke ikur nga vendi i ngjarjes.
“Ata kanë qenë duke vrapuar edhe disa momente pas shpërthimit”, ka thënë ky dëshmitar.