Një “shpërthim i fuqishëm” është raportuar sonte në metronë e Parisit, i cili ka rezultuar që dhjetëra njerëz të evakuohen nga stacioni.
Raportimet e mediave ndërkombëtare sugjerojnë se shpërthimi është shkaktuar nga një defekt elektrik, por incidenti ka shkaktuar panik në kryeqytetin francez, që ndodhet ende në gjendje alarmi.
Tetë njerëz thuhet të jenë lënduar pas incidentit, që ka ndodhur në Linjën 6, afër stacionit Place d’Italie.
Policia dhe oficerët e sigurisë janë parë duke e rrethuar stacionin, që gjendet në jugun e qytetit. /Insajderi.com