Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur fare pranë Prokurorisë së Përgjithshme në kryeqytet.
Raportimet e para flasin se një automjet i parkuar pranë prokurorisë ka shpërthyer në flakë. Shkak i këtij shpërthimi dyshohet të ketë qenë vendosja e një sasie tritoli në makinën e tipit “Smart”.
Aktualisht nuk raportohet të ketë viktima, por vetëm dëme materiale.
Forca të shumta policore kanë shkuar në vendngjarje./Gazeta Express