Shpërthim i fuqishëm në Athinë, vdes një burrë, po hetohet pista e terrorizmit.
Një burrë humbi jetën dhe një grua mbeti e plagosur rëndë si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm që ndodhi mbrëmjen e së enjtes në kryeqytetin grek të Athinës.
Hetimet kanë zbuluar se shpërthimi mund të jetë shkaktuar nga një bombë dhe për këtë arsye një ndër pistat është dhe ajo e terrorizmit.
Shpërthimi e shkatërroi totalisht banesën dhe dëmtoi të gjithë ndërtesën e banimit në lagjen Ampelokipi.
Zjarrfikësit arritën të nxjerrin gruan e lënduar dhe ta çojnë në spital, teksa burri që humbi jetën ende nuk është identifikuar.