
Një shpërthim i fuqishëm goditi të enjten fshatin Idlib në veriperëndim të Sirisë, duke shkaktuar dy viktima dhe të paktën 70 të plagosur, sipas raportimeve nga mediat lokale dhe agjencia shtetërore e lajmeve SANA.
Ministri sirian i Emergjencave dhe Menaxhimit të Fatkeqësive, Raed Al-Sale, njoftoi përmes një postimi në “X” (ish-Twitter) se ekipet e Mbrojtjes Civile reaguan menjëherë në vendin e shpërthimit, në qytetin Maarrat Misrin, një fshat në zonën veriore të Idlibit.
Ai shtoi se operacionet e evakuimit dhe shpëtimit u vunë në rrezik për shkak të shpërthimeve dytësore që vazhduan të ndodhnin, duke vështirësuar punën e ekipeve të emergjencës.
Raed Al-Sale theksoi se numri përfundimtar i të vdekurve nuk është ende i konfirmuar dhe bëri apel për banorët që të shmangin zonën për sigurinë e tyre, pasi ekipet vazhdojnë punën në kushte të rrezikshme dhe komplekse.