Shpërthim me bombë në makinë, Ukraina vret politikanin e mbështetur nga Rusia në Luhansk – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Shpërthim me bombë në makinë, Ukraina vret politikanin e mbështetur nga Rusia në Luhansk

    Insajderi
    09 November 2023 - 10:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një zyrtar i mbështetur nga Rusia është vrarë pas shpërthimit me bombë të makinës së tij, në qytetin e pushtuar lindor të Luhanskut.

    Për ngjarjen e ndodhur të mërkurën ka marrë përgjegjësinë e plotë Ukraina.

    Mikhail Filiponenko, një ligjvënës në asamblenë e instaluar nga Kremlini, ka qenë edhe ish-kreu i ushtrisë së të ashtuquajturës Republika Popullore e Luhanskut (LPR). Ai kishte qenë aktiv në lëvizjen separatiste pro-ruse të rajonit që nga viti 2014.

    Autoritetet ukrainase dhe ruse raportuan lajmin e vrasjes së Filiponenko.

    Shërbimi i inteligjencës ushtarake të Ukrainës mori menjëherë përgjegjësinë dhe paralajmëroi të tjerët që i shërbenin “Rusisë terroriste” se do të merrnin një formë të ngjashme “shpagimi” për tradhtinë ndaj Kievit.

    Një operacion special për eliminimin e xhelatit Filiponenko u zbatua së bashku me përfaqësuesit e lëvizjes së rezistencës. Filiponenko ishte përfshirë në organizimin e dhomave të torturës në territoret e pushtuara të rajonit Luhansk, ku të burgosurit e luftës dhe pengjet civile iu nënshtruan torturave çnjerëzore. Filiponenko torturonte brutalisht njerëzit personalisht”, thuhet në reagimin e Inteligjencës së Mbrojtjes së Ukrainës në Telegram.

    Ndërkohë, komiteti Hetues i Rusisë tha se kishte nisur një hetim penal për shpërthimin.

    Sot në mëngjes një mjet i paidentifikuar shpërtheu nën pjesën e poshtme të makinës, duke vrarë Mikhail Filiponenko. Është hapur një çështje penale”, thuhet në Telegram./a2cnn/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark