Shpërthim me bombë në makinë, vritet deputeti pro-rus në Luhansk – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Shpërthim me bombë në makinë, vritet deputeti pro-rus në Luhansk

    Insajderi
    08 November 2023 - 13:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mykhailo Filiponenko, një anëtar i parlamentit dhe ish-zyrtar ushtarak në rajonin ukrainas të pushtuar nga Rusia të Luhansk, vdiq si pasojë e një shpërthimi me bombë në makinën e tij.

    Mikhail Filiponeko ishte një anëtar i parlamentit lokal dhe ish-kreu i ushtrisë separatiste të Luhanskut. Një tjetër deputet vendas në këtë territor të pushtuar, Yuri Yurov, raportoi në Telegram se Mikhail Filiponeko kishte qenë tashmë objektiv i një sulmi me bombë në Luhansk më 21 shkurt 2022.

    “Nga ai shpërthim, ai shpëtoi për mrekulli”, sipas të njëjtit burim, ndërsa u plagos vetëm shoferi.

    Sipas Yurov, Mikhail Filiponenko ishte një nga themeluesit e ushtrisë separatiste të Luhanskut në vitin 2014 në fillim të luftës midis Kievit dhe trupave pro-ruse, të mbështetura nga Moska.

    Katër rajonet ukrainase të aneksuara nga Moska (Donetsk, Luhansk, Kherson, Zaporizhia ) goditen shpesh nga sulme, ndonjëherë fatale, duke synuar zyrtarë të administratës pushtuese ruse.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark