Disa media ruse raportojnë për një shpërthim në sistemin e metrosë në Shën Petersburg.
Agjencia shtetërore e lajmeve RIA dhe media të tjera citojnë dëshmitarë të thonë se ka edhe viktima.
Nuk ka ende deklarata nga zyrtarët.
Pamjet që thuhet se janë nga vendi i ngjarjes dhe që janë postuar në media sociale, tregojnë tym në stacionin e metrosë./REL