Shumë njerëz janë lënduar nga një shpërthim në Stamboll, raportojnë mediat turke.
Shpërthimi i një bombe kishte për qellim një autobus të Policisë në qendrën e qarkut të Vezneciler. Shumë automjete të ndihmës se shpejtë janë në vendngjarje.
Fotografi të paverifikuara nëpër rrjete sociale tregojnë një automjet të shkatërruar.
Dhuna në Turqi ka eskaluar rishtazi si rezultat i tensioneve me separatistët kurd dhe konfliktit në Siri.
Shpërthimi ka ndodhur në orët e mëngjesit, afër sheshit historik Bayezit – i cili është atraksion për turistët. Shumë vetura dhe ndërtesa janë dëmtuar nga shpërthimi. Pamjet televizive tregojnë policë të armatosur në rrugët afër. Raportimet thonë se shpërthimi ishte pasuar edhe me të shtëna armesh./Insajderi.com