Autoritetet franceze kanë njoftuar për një shpërthim në një termocentral bërthamor, por duke sqaruar se nuk ka rrezik për rrjedhje radioaktive.
Qeveria vendore e rajonit Manche, njofton se situata pas shpërthimit të sotëm në termocentralin Flamanville në bregdetin veriperëndimor të Francës, është nën kontroll.
Termocentrali, që menaxhohet nga kompania shtetërore, EDF ka dy reaktorë me nga 1300 megavat, i ndërtuar gjatë viteve të ’80-ta.
EDF ka thënë se nuk ka të lënduar, ndërsa zjarri ishte arsye e shpërthimit në dhomën e makinerisë të një prej reaktorëve bërthamor. EDF thotë se zjarri është vënë nën kontroll “menjëherë”, shkruan REL.
Kompania ka thënë se është ndaluar puna në reaktorin numër 1.
Një reaktor i ri është duke u ndërtuar në të njëjtën zonë, por shpërthimi nuk ka të bëjë me objektin e ri.