Policia e Kosovës ka njoftuar se në mesnatë ka ndodhur një shpërthim në Mitrovicën e Veriut.
Një gjë e tillë është bërë e ditur nga Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh, raporton Gazeta Insajderi.
“Ankuesi kosovar, ka raportuar se pranë shtëpisë së tij është hedhur një mjet shpërthyes, dhe si pasojë i janë dëmtuar disa dritare të shtëpisë”, thuhet në njoftimin e policisë.
“Në vendin e ngjarjes kanë dal të gjitha njësitet përkatëse policore. Nuk raportohet për ndonjë person të lënduar”, vijon njoftimi.
Rasti po vazhdon të hetohet nga policia. /Insajderi.org/