Në lagjen periferike të Brukselit, Schaerbeek ka ndodhur një shpërthim, shkruajnë mediet belge.
Forca të mëdha të policisë tanimë janë në vendin e ngjarjes.
Policia belge tanimë ka arrestuar tetë persona për dyshimin se ishin të përfshirë në sulmet Brukselit dhe ato të Parisit nëntorin e kaluar.
Në vend tanimë janë një numër i madh i policëve të forcave speciale dhe automjete të blinduara që kanë rrethuar zonën.
Megjithatë, ende nuk dihet se cilat janë pasojat e shpërthimit. /Insajderi.com