Shpërthim zjarri në një banesë në Pogradec, vdes një 52-vjeçare - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Shpërthim zjarri në një banesë në Pogradec, vdes një 52-vjeçare

    Insajderi
    28 July 2025 - 09:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një 52-vjeçare ka humbur jetën si pasojë e asfiksimit nga tymi në Pogradec.

    Sipas policisë, në banesën ku po jetonte viktima, ka rënë një zjarr mëngjesin e sotëm.

    “Rreth orës 06:00, në lagjen nr. 1, në banesën e shtetases K. T., rreth 52 vjeçe, ka rënë zjarr. Si pasojë e asfiksimit nga tymi, ka ndërruar jetë 52-vjeçarja. Grupi hetimor dhe shërbimi zjarrfikës ndodhen në vendngjarje, ku kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit dhe po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit./Euronews.al


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark