Shpërthimet në Bruksel: Çfarë dihet deri më tani - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Shpërthimet në Bruksel: Çfarë dihet deri më tani

    Insajderi
    23 March 2016 - 17:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sulmuesit
    Vllezërit Khalid dhe Ibrahim el-Bakroui janë identifikuar si kamikazë në sulmet e ndodhura tek stacioni i metros dhe aeroporti respektivisht.

    Të dy të dyshuarit janë duke u kërkuar nga policia belge, pasi kanë qenë pjesëmarrës edhe në sulmet e nëntorit në Paris, shkruan The Guardian.

    Media belge ka raportuar se një person si i dyshuari i tretë në këto shpërthime, Naaim Laachraoui, është arrestuar nga policia belge në zonën e Anderlechtit.

    Tre të dyshuarit janë kapur nga kamerat e CCTV teksa ecnin brenda aeroportit të Brukselit. Dy prej tyre mbanin doreza në dorën e majtë, e që dyshohet të jenë përdorur për të fshehur detonatorë.

    Viktimat
    Numri i fundit zyrtar tregon që 31 persona kanë humbur jetën. Mbi 270 kanë mbetur të lënduar.

    Dy shpërthime ndodhën në aeroportin Zaventem, në veri-lindje të qendrës së qytetit, rreth orës tetë te mëngjesit me orën lokale; të paktën 11 njerëz kanë vdekur aty.

    Një bombë e tretë shpërtheu në Maelbeek, në stacionin e metrosë, në afërsi të selisë së Bashkimit Evropian. Njëzet persona humbën jetën në këtë sulm.

    Adela Tapia Ruiz ishte viktima e parë e sulmeve që i është zbuluar identiteti. Gruaja peruane u vra në aeroport, ku është raportuar se ajo do udhëtonte me burrin e saj belg, Christophe Delcambe, dhe bijat e tyre binjake katër-vjeçare, Maureen dhe Alondra, të cilët mbijetuan.

    Hetimet
    Një mjet shpërthyes që përmban thonj, “produkte kimike” dhe një flamur të ISIS-it u gjet gjatë një kontrolli në Schaerbeek, një periferi të Brukselit, të martën në mbrëmje.

    Policia e anti-terrorizmit kanë bastisur një banesë në periferi të Brukselit të mërkurën, duke e bërë një arrestim.

    Shteti Islamik mori përgjegjësinë për sulmet terroriste, duke thënë se operativët e saj kishin kryer “një seri bombash me rripa shpërthyes”. Një deklaratë në të cilën më pas premtuan sulme të mëtejshme, duke thënë se “ajo që po vjen është më e keqe dhe më e hidhur”.

    Reagimet
    Kryeministri belg, Charles Michel, e ka përshkruar atë si një “ditë të zezë” për Belgjikën, duke thënë: “Asaj që i frikoheshim ka ndodhur”. Ai tha se Belgjika do të ketë tre ditë zie kombëtare.

    Lidhja e Imamëve në Belgjikë ka dënuar “në mënyrë të vendosur veprat penale dhe të patregueshme të cilat morën jetët e dhjetëra qytetarëve tanë dhe plagosën shumë të tjerë”.

    Homazhe ka pasur ka pasur nëpër Belgjikë dhe në mbarë botën, duke përfshirë edhe sheshin kryesor të Brukselit, Place de la Bourse. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark