Zëdhënësi i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby ka thënë se nuk ka “asgjë për të ndarë”, kur është pyetur nëse ShBA-ja ishte e informuar për ndonjë operacion në Liban.
Ai u shpreh se nuk kanë qenë të përfshirë dhe se nuk duan të shohin përshkallëzim, shkruan BBC.
“Ajo që mund t’ju them është se ne nuk ishim të përfshirë, në asnjë mënyrë. Ne nuk duam të shohim një përshkallëzim, të çfarëdo lloji”, është shprehur Kirby.