Afro 30 banor të fshatit Beragozhd të Pogradecit si pasojë e një shpërthimi të një bombole gazi, raportojnë mediat në Shqipëri.
Shërthimi që sipas Top Channel ka ndodhur në një lokalin e shtetasit Dashamir Muçka.
Dy ambulanca dhe zjarrfiksja janë nisur me shpejtësi drejt vendit të ngjarjes, ku ndodhet edhe grupi hetimor për të zbardhur shkaqet.
Ndërkoha gazeta “Mapo” raporton se 6 prej personave të dëmtuar janë në gjendje kritike.
Gjashtë nga të plagosurit, që kanë marrë plagë më të rënda nga shpërthimi, mes të cilëve dihet vetëm identiteti i shtetasit Agjërim Muçka, 45 vjeç janë nisur me urgjencë drejt Tiranës për një trajtim mjekësor më të specializuar.