×
  • Lajme
  • Lajme

    Shpërthimi i fabrikës së lëndëve plasëse/ Ndërroi jetë shqiptari 18-vjeçar

    Insajderi
    28 November 2024 - 19:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Autori i dyshuar i shpërthimit në fabrikën e lëndëve plasëse, Punzo Pasquale ka rënë në prangat e policisë në Itali.

    38-vjeçari italian akuzohet për vrasjen e trefishtë me dashje dhe paramendim, posedim dhe prodhim të lëndës plasëse dhe piroteknike, si dhe drejtimin e një grupi kriminal, të cilat ai I ka mohuar.

    Shpërthimi më 18 nëntor 2024, në Via Patacca 94, në Ercolano, në një fabrikë fishekzjarrësh dhe lëndësh plasëse, përfshiu edhe një shtëpi duke shkaktuar vdekjen e dy binjakeve italiane 26-vjeçare dhe shqiptarit Samuel Tafçiu, që punonte në kantier.

    Sipas medias italiane, hetimet e kryera menjëherë nga Karabinierët, nëpërmjet një veprimtarie të detajuar dhe intensive hetimore kanë arrestuar të dyshuarin.

    Gjykata e Napolit sot në mëngjes lëshoi masën e arrestit me burg ndaj të dyshuarit Punzo në lidhje me të gjitha akuzat e ngritura kundër tij (vrasje vullnetare, prodhim i lëndëve plasëse dhe shfrytëzim i punës.

    Punzo gjatë seancës ka shfrytëzuar të drejtën për të mos u përgjigjur, por ka deklaruar se “nuk ka lidhje me gjithë këtë aferë”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark