×
  • Lajme
  • Lajme

    Shpërthimi i fuqishëm në kryeqytet, vetura “Porche” që u hodh në erë në pronësi të një biznesmeni

    Insajderi
    23 January 2021 - 10:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një shpërthim i fuqishëm tronditi banorët e një pallati në zonë e Freskut në Tiranë, mëngjesin e sotëm.  Mjeti në pronësi të Saimir Naski shpërtheu si pasojë e lëndës plasëse rreth orës 07:40, në fshatin Qesarakë.

    Policia ka nisur menjëherë verifikimet. Ndërkohë, burime për gazetaren Xhensila Kodra konfirmojnë se Saimir Naski është biznesmen në fushën e ndërtimit.

    Automjeti i tij tip “Porche” me ngjyrë të bardhë shpërtheu teksa ishte i parkuar në garazhin e pallatit dhe ka shkaktuar vetëm dëme materiale.

    Biznesmeni është shoqërua dhe po merret në pyetje, ndërsa paraprakisht dyshohet të jetë ndonjë konflikt i kohëve të fundit, por ende nuk është konfirmuar. Sakaq, policia po heton nëse ka pasur edhe konflikte të mëparshme.

    Vetë biznesmeni mohon të ketë konflikte dhe për momentin e vetmja pistë e hetimit mbetet ajo e ndonjë konflikti të mundshëm të ditëve të fundit.

    Po verifikohet edhe kamera e sigurisë së hyrjes së pallatit, e cila mund të ketë kapur lëvizjet e autorëve. Gjithashtu janë sekuestruar edhe një sërë kamerash të tjera në këtë zonë.

    Kanë qenë banorët ata që raportuan në polici shpërthimin, i cili sipas tyre ka qenë tepër i fuqishëm. g.v/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark