
Një shpërthim me eksploziv ndodhi mbrëmjen e sotme në banesën në Durrës të kreut të FSHF-së, Armand Duka.
Ngjarjen e rëndë e ka komentuar edhe kreu i opozitës, Lulzim Basha, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale
Basha i bën thirrje drejtësisë që të mos qëndrojë duarkryq por të nisi menjëherë hetimet, ndërsa ngjarjen e cilëson si kulmin e tensioneve që po kalon FSHF për shkak të zgjedhjeve.
Postimi i plotë:
“Zhvillimet rreth FSHF-së, tregojnë edhe njëherë degradimin e një pushteti të korruptuar që qëllim të vetëm ka zaptimin me çdo mjet, të çdo institucioni. Strategjia e tensionit e shpalosur ditën e sotme, që kulmoi me eksplozivin e vendosur këtë mbrëmje në banesën e familjes Duka duhet të ndërpritet me urgjencë dhe drejtësia të mos qëndrojë duarkryq”