Shpërthimi i veturës me tritol, zbulohen detaje nga ngjarja që tronditi Tiranën - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Shpërthimi i veturës me tritol, zbulohen detaje nga ngjarja që tronditi Tiranën

    Insajderi
    11 June 2022 - 17:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gazetari Artan Hoxha ka zbuluar detaje mbi vrasjen e 27 vjeçarit Aleksandër Sadikaj që u vra sot në dalje të Tiranës, pasi mjeti me të cilin ai lëvizte, shpërtheu me tritol.

    Siç shihet nga pamjet e publikuara makina është djegur e gjitha pas shpërthimit të ndodhur në afërsi të rrethrrotullimit të TEG-ut.

    “Tirana, qyteti Europian i rinise 2022… Kjo është rruga, që kryeministri shkon çdo dite nga shtëpia në pune, dhe kthehet çdo mbrëmje në banesën e tij, në periferi të kryeqytetit…. Nuk po them se atentati mafioz me shpërthim të fuqishëm eksplozivi, që i mori jetën 27 vjeçarit Aleksander Sadikaj, është dëgjuar fore duke tronditur dhe vilat më luksoze në rezidencat aty pranë, ku banojnë oligarkët apo vipat e Shqipërisë… Asnjë nuk është aq i sigurt sa mendon, asgjë nuk është aq e sigurt sa duket… Por sot, vrasësit, të paktën u kujdesen te mos shkaktonin viktima të tjera…“, shkruan gazetari.

    Ngjarja ndodhi rreth orës 13:35 minuta, në afërsi të rrethrrotullimit të TEG-ut.

    Të parët që tentuan t’i jepnin ndihmën e shpejtë 27 vjeçarit, i cili lëvizte i vetëm, ishin udhëtarë të rastit.

    Në vendngjarje mbërritën grupi hetimor dhe ekipi anti-eksploziv i RENEA-s.

    Nga veprimet paraprake, dyshohet se në mjet ishte montuar rreth 150 gramë tritol.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark