Shpërthimi i veturës së u.d drejtorit të QKUK’së, Prokuroria inicion rast - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Shpërthimi i veturës së u.d drejtorit të QKUK’së, Prokuroria inicion rast

    Insajderi
    30 April 2025 - 15:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mëngjesin e sotëm i është shpërthyer vetura private e U.D. të drejtorit të QKUK’së, Osman Hajdari, gjersa ishte e parkuar në oborrin e spitalit, shkruan Insajderi.

    Lidhur me këtë, zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kaltrina Shala tha për media se prokurori i Shtetit ka iniciuar rast për veprën penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”.

    “Prokurori i shtetit ka inicuar rastin për veprën penale ”Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe ”Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”. Prokurori i shtetit dhe Njësitë përkatëse janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore mbi këtë çështje.”


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark