
Nga shpërthimi i një makine në Berlin, një person mbetet i vdekur dhe disa të tjerë të plagosur, ndërsa viktima është drejtuesi i automjetit i cili ka shpërthyer derisa ishte lëvizje, shkruan Bild.
Arsyet e shpërthimit ende mbesin të paqarta për policinë gjermane.
Edhe pse në fillim është dyshuar se sulmi mund të ketë qenë terrorist, është konstatuar se sulmi është kryer nga bandat e vendit, si shenjë hakmarrje.
Policia gjermane dhe hetuesit kishin shkuar menjëherë në ngjarje menjëherë pas shpërthimit. Ata gjithashtu kanë mbyllur zonën përreth shpërthimit të kësaj makine bombë.
Një zëdhënës i policisë tha se shpërthimi ndodhi në rrethin e Charlottenburg, në qendër të qytetit. Bomba shpërtheu rreth orës 8 në mëngjes. Shpërthimi ka ndodhur në një prej rrugëve kryesore në pjesën perëndimore të Berlinit.
Megjithatë, policia gjermane ende janë duke e hetuar rastin. /GazetaExpress/