Shpërthimi në diskotekën "Gate" - Policia jep detaje - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Shpërthimi në diskotekën “Gate” – Policia jep detaje

    Insajderi
    21 July 2025 - 10:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një shpërthim ka ndodhur mbrëmë pas mesnate në diskotekën “Gate”, në rrugën “Epiri” në Prishtinë.

    Rastin e ka konfirmuar për Insajderin zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Prishtinë, Agron Borovci.

    Sipas tij, shpërthimi është raportuar rreth orës 02:45, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar.

    “Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme kundrejt situatës. Nga informacionet fillestare, nuk raportohet për të lënduar”, ka thënë Borovci.

    Ai shtoi se në koordinim me prokurorin e shtetit, është iniciuar një hetim për veprën penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe hetimet janë duke vazhduar për zbardhjen e plotë të rrethanave që lidhen me rastin.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark