Shpërthimi në Ibër Lepenc, Osmani takon ambasadorët e Quint-it - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Shpërthimi në Ibër Lepenc, Osmani takon ambasadorët e Quint-it

    Insajderi
    30 November 2024 - 15:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim, ambasadorët e vendeve të QUINT-it dhe ambasadorin e BE-së, për të diskutuar zhvillimet e fundit në vend, pas sulmit në Ibër Lepenc.

    Zyra e Presidentes ka njoftuar se në takim është diskutuar për reagimin e institucioneve përgjegjëse karshi kësaj situate, me ç’rast si Osmani, ashtu edhe ambasadorët kanë bërë vlerësimin më të lartë  për menaxhimin dhe punën e bërë.

    “Në të njëjtën kohë, Presidentja Osmani theksoi sulmet sikurse ky i fundit synojnë jo vetëm destabilizimin e Kosovës, por paraqesin rrezik serioz për stabilitetin e gjithë rajonit. Presidentja Osmani i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare që ta dënojë këtë sulm terrorist dhe të qëndrojë e bashkuar kundër çdo përpjekjeje për të minuar paqen dhe sigurinë në Kosovë. Po ashtu, ajo ritheksoi se parandalimi i sulmeve të tilla në të ardhmen duhet të jetë fokusi kryesor. Në vazhdim të ditës, Presidentja do t’i takojë edhe institucionet e sigurisë në vend”, thuhet në komunikatën e Zyrës së Presidentes.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark