×
  • Lajme
  • Lajme

    Shpërthimi në kolegjin privat, rektorja: Një person është lënduar lehtë, situata është nën kontroll

    Insajderi
    27 November 2024 - 00:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një shpërthim ka ndodhur sot pasdite në ambientet e jashtme të kolegjit privat “Heimerer” në Prishtinë.

    Incidenti u raportua rreth orës 16:30 dhe ndodhi në pjesën e sistemit të ngrohjes, që gjendet në oborrin e kolegjit, jashtë ndërtesës.

    Rektorja e Kolegjit, Naime Brajshori, konfirmoi se situata është nën kontroll dhe nuk ka vend për shqetësim.

    Ajo njoftoi se shpërthimi ndodhi gjatë një procesi servisimi nga një kompani e kontraktuar. Si pasojë, një punëtor pësoi lëndime të lehta në dorën e majtë dhe po merr kujdesin e nevojshëm mjekësor.

    Brajshori shtoi se masat parandaluese janë marrë për të shmangur incidente të ngjashme në të ardhmen.

    Policia e Kosovës gjithashtu ka konfirmuar rastin, duke theksuar se hetimet po vazhdojnë në bashkëpunim me prokurorinë për të përcaktuar rrethanat e ngjarjes.

    Personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor dhe gjendja e tij raportohet të jetë stabile.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark