Shpërthimi i një makine bombë vret së paku 60 veta në Mali - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Shpërthimi i një makine bombë vret së paku 60 veta në Mali

    Insajderi
    19 January 2017 - 08:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një makinë bombë ka vrarë së paku 60 veta në një kamp ushtarak në Mali, bëri të ditur qeveria e vendit afrikan.

    Së paku 115 ushtarë dhe luftëtarë të huaj, që po bëjnë përpjekje të stabilizojnë rajonin, janë plagosur nga sulmi në qytetin Gao.

    Një degë e Al Kaidës e ka marrë përgjegjësinë dhe ka thënë se sulmi është ndëshkim për bashkëpunimin me “pushtuesit francezë”.

    Një ndërhyrje ushtarake, e udhëhequr nga Franca në vitin 2013, ka dëbuar militantët islamikë, të cilët kishin okupuar pjesën veriore të Malit, shkruan REL.

    Por, islamistët vazhdojnë të operojnë në rajon, ku ka edhe tensione midis grupeve lokale rebele dhe milicive pro-qeveritare.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark