Shpërthimi që dëmtoi 6 vetura në Prishtinë - Insajderi sjell pamje nga vendi i ngjarjes - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Shpërthimi që dëmtoi 6 vetura në Prishtinë – Insajderi sjell pamje nga vendi i ngjarjes

    Insajderi
    12 April 2024 - 10:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Rreth orës 07:00, sot Policia ka pranuar informata për një shpërthim në rrugën “Zekirja Cana” në Prishtinë. Nuk raportohet për të lënduar, por 6 vetura janë dëmtuar.

    Këtë për Insajderin e ka konfirmuar Insajderin zëdhënësi i Policisë, Agron Borovci

    “Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para bëhet e ditur se si pasojë e shpërthimit nga fragmentet e mjetit shpërthyes gjashtë vetura janë dëmtuar përderisa nuk raportohet për pasoja në njerëz”, tha ai.

    Insajderi ju sjell pamjet e veturave që kanë mbetur të dëmtuara.

    Ndërkohë Borovci shtoi se përgjatë kryerjes së ekzaminimit të vendngjarjes rruga është bllokuar për lëvizje ndërkaq njësia për menaxhimin e mjeteve shpërthyese ka bërë pastrimin e terrenit.

    Dyshimet e para, tha Borovci se janë për një grantë dore.

    “Rezultatet e para sugjerojnë që mjeti shpërthyes të ketë qenë granatë dore, ndërkohë që policia po vijon me ndërmarrjen e veprimeve të tjera për ndriçimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, konfirmoi ai.

    Insajderi do t’ju mbajë të informuar lidhur me rastin.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark