Gazeta Insajderi ka siguruar pamje nga vendi ku afro një orë më parë ndodhi një shpërthim në Mitrovicë.
Aty tashmë janë njësitet policore duke e ekzaminuar rastin.
Shpërthimi ka ndodhur afër objektit të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë tek Lagjja e Boshnjakëve.
Dyshimet e para aluduan për shpërthim bombe, por që nga policia konfirmuan se nuk bëhej fjalë për mjete shpërthyese.
Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut të Mitrovicës, Besim Hoti, tha se shpërthimet në veri ishin nga mjetet piroteknike.
“Bëhet fjalë për mjete piroteknike, nuk janë shpërthime që shkaktojnë efekte shkatërrimi, kanë efekte të zërimit, nuk ka lëndime. Kur flitet për Lagjen e Boshnjakëve, është një zonë jo një pikë e vetme”, tha Hoti për Insajderin.