×
  • Lajme
  • Lajme

    Shpëtohet jeta e 11-vjeçarit në QKUK, iu bllokua frymarrja me figurën e shahut

    Insajderi
    13 November 2024 - 14:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një fëmije 11 vjeçar i është shpëtuar jeta, pas komplikimeve që kishte pësuar si pasojë e pakujdesisë, ku një figurë e shahut, i kishte kaluar në rrugët e frymëmarrjes.

    Kështu e bë e ditur përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ku ndër të tjera thuhet se fëmija së pari ishte sjellë nga familjarët në Shërbimin Klinik Emergjent të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), me vështirësi të theksuara në frymëmarrje dhe saturim të oksigjenit – 69.

    “Nga Shërbimi Klinik Emergjent, i mbështetur me oksigjeno-terapi, transferohet në sallën e Klinikës së Otorinolaringologjisë (ORL) të QKUK-së, ku edhe bëhet Trakeobronkoskopia me bronkoskop rigjid dhe arrihet të largohet trupi i huaj (figurë shahu) nga rrugët e poshtme të frymëmarrjes.

    Ndërhyrja ishte shumë e vështirë për shkak të dimensionit të madh të trupit të huaj dhe pozitës së tij në rrugët e frymëmarrjes.

    Ekipi operatorë i udhëhequr nga Dr.Refki Krasniqi, specialist i ORL-së, në mbështetje ishin edhe Dr.Arsim Elezaj, ekipi i Klinikës së Anesteziologjisë, Dr. Dafina Kurti, Dr. Eranda Dragusha, teknik i anestezisë, Afrim Jashari specializantët, Dr. Dafina Restelica, Dr. Adelina Laçaj , instrumentare, Ganimete Sylmetaj.

    Ekipi i Emergjencës në përbërje të Dr. Kadri Çeta, teknikët e emergjencës Shkelzen Bresilla, Arta Makolli”, shkruhet në Facebook. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark