×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Shpëton një turist nga mbytja, por gjobitet! Ngjarja e pazakontë në një plazh

    Insajderi
    20 September 2024 - 19:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Itali. Mediat italiane bëjnë të ditur se një roje plazhi profesionist është gjobitur me 1032 euro, pasi i ka shpëtuar jetën një turisti.

    Ngjarja ndodhi më 3 shtator në plazhin Ca’ Savio, kur 44-vjeçari Saverio Amato shpëtoi nga mbytja në ujë një turist shtatëdhjetëvjeçar. Por ditët e fundit atij i është dorëzuar një kallëzim me gjobë prej 1032 eurosh me arsyen e mos komunikimit të menjëhershëm me zyrën detare, duke mospërmbushur detyrat  institucionale të Zyrës së Portit, shkruan A2.

    “Shpëtimtari nuk lajmëroi menjëherë Autoritetin Portual, siç e kërkon protokolli, duke penguar përmbushjen e detyrave të tij institucionale”.

    Amato i njohur në lajmet lokale për shpëtime të ngjashme ka njoftuar se do të apelojë gjobitjen.

    Ngjarja ngjalli habi në opinionin publik, i cili u solidarizua menjëherë me shpëtimtarin. 

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark