I shpëtuan Hitlerit, por jo kohës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    I shpëtuan Hitlerit, por jo kohës

    Insajderi
    03 December 2016 - 16:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Makineria naziste e luftës ushqehej kryesisht me paratë e grumbulluara nga sende me vlerë që grabiteshin me forcë në vendet e pushtuara.

    Për t’u shpëtuar këtyre grabitjeve në Francë mijëra njerëz nisën të fshehin sendet e tyre me vlerë, duke nisur që nga aksesorët personalë e deri tek makinat, që në atë kohë vlerësoheshin si makina luksi.

    Ai që e ilustron më së miri këtë fakt është zbulimi i dhjetra makinave në një minierë në Francën qendrore. Zbulimi është kryer rastësisht nga 56-vjeçari bleg, Vincent Michel.

    Michel thotë se i ka gjetur rastësisht ato dhe se vazhdon ende që të pyesë veten sesi mund të ndodhë që të harrohen në një minierë dhjetra të tilla.

    Sigurisht, koha ka bërë të veten dhe sot mjetet që dikur gëlonin nëpër rrugët e Parisit janë të ndryshkura plotësisht. 

    hitler


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark