Një grup shkencëtarësh nga Universiteti i Floridës ka zhvilluar një metodë të re për të krijuar superbateritë e celularëve ultra-fleksibël, të cilët janë të aftë të mbajnë mbi 30.000 rimbushjet pa degraduar. Superbateritë janë komponentë të aftë për të akumuluar një sasi të madhe të ngarkesës elektrike dhe për të mbështetur një numër të cikleve të ngarkim/shkarkimit shumë te lartë në krahasim me bateritë tradicionale.
Nëse dikush mund të aplikojë metodën e re për prodhimin e baterive për telefonat celularë, ne do të kemi smartphone më të lehtë dhe që do të jenë në gjendje që të karikohen më shpejt me një gamë deri më tani të paimagjinueshme. Shkencëtarët thonë se ju nuk do të keni më nevojë që ta karikoni celularin tuaj cdo 24 orë, pasi ajo do të zgjasë deri disa ditë.
Barrierat që duhen kapërcyer
ë pajisjet normale të celularëve, pas 18-20 muajsh përdorim, në përgjithësi bateria fillon të tregojë një tendencë progresive dobësimi. Kjo për shkak se ajo degradon. Prej kohësh ekspertët e sigurisë të nanoteknologjisë kanë studiuar superkondensatorët të aftë që të magazinojnë më shumë karkim dhe që bateria të zgjasë më shumë se këto të zakonshmet. Teknologjia tashmë lejon një gjë të tillë, por ajo nuk është shumë praktike pasi është e madhe dhe nuk na mundëson që ta mbajmë celularin në xhep.
Dizajni i ri
Shkencëtarët në Universitetin e Floridës kanë përdorur një lloj të ri materiali “bideminesional”, që është i formuar nga atome të presuar, për të përfunduar në një bazë shumë të përshtatshme, e që lidhen me miliona tela elektrike të madhësisë së nanometrit. Thelbi i pajisjeve të marra në këtë mënyrë lehtëson transferimin e shpejtë të elektroneve (për ngarkimin dhe shkarkimin e baterisë).Veshja uniform siguron një pasuri të madhe në aspektin e energjisë dhe fuqisë. Dhe “fleksibiliteti” i strukturës sugjeron aplikimet e mundshme në fushën e teknologjisë.
Një hap përpara
Deri më tani, shkencëtarët e dinin potencialin e këtyre materialeve, por iu mungonte një konfiguracion i përshtatshëm për t’i shfrytëzuar ato . Për të bërë një krahasim me atë që ju mund të bëni në të ardhmen në po ju japim një shembull. Bateritë aktuale të litiumit mund të ngarkohen 1500 herë para se ato të fillojnë të degradohen, ndërsa me shpikjen e re duhen disa mijëra karikime që ajo të nisë degradimin. Pra, ju do të keni në dorë bateri më të forta dhe që zgjasin më shumë.