Apple ka prezantuar sot Apple Card.Një kartë virtuale me asnjë numër, asnjë kod sigurie, datë skadimi apo nënshkrim.
Karta është ndërtuar në aplikacionin Apple Wallet, por do t’u lejojë përdoruesve të Apple ta përdorin atë në vendet ku pagesa e Apple ende nuk pranohet.
Krijuesit e kartës thonë se prezantimi i saj është i ri për shkak të popullaritetit të Apple Pay dhe se do të transformojë përvojën e kartës së kreditit, duke paraqitur një qasje më të thjeshtë dhe më të përdorshme për përdorimin e kartës suaj.
Do të jetë e disponushme në celularët iPhone, por edhe si kartë normale që do të fillojë funksionimin në verë, thotë kompania.