Fadil Geci, dëshmitari i radhës në Gjykatën Speciale në rastin e Thaçit dhe të tjerëve, është marrë në pyetje nga paneli i gjykatësve.
Geci është pyetur për deklaratën e tij, ku ka pretenduar se është maltretuar ish-deputeti Gjergj Dedaj. Për të ka pretenduar se ka ndryshuar deklaratat në bazë të asaj çfarë ka thënë në media dhe çfarë ka deklaruar si dëshmitar në Speciale, shkruan Insajderi.
“Mehdiu si trup është një njeri plot energji, edhe pse në moshë. Më ka thanë “O milet, këqyrne me çfarë budallësh kam punë”. Në kry më ka mbetë ajo. Se është ni ai shumëfish ma rëndë se ata tjertë, se në shpi të vetë ja kanë maltretu. Gjergj Deda e kam dëgju në Kosovë ndryshe, këtu ndryshe. Shpina e tij e din. Ishalla është qysh ka thanë ai”, ka deklaruar ndër të tjera ai.
Ndiqeni videon e mëposhtme për ta parë këtë sekuencë: