“Shpirti i Ballkanit”, dy netë festë në Korçë - Insajderi
×
Kulturë

“Shpirti i Ballkanit”, dy netë festë në Korçë

Insajderi
25 May 2019 - 20:37
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

“Shpirti i Ballkanit” vjen për herë të parë në juglindje të vendit, në “Korca folk fest Balkan”. Festival që ka ngjallur një interesim të jashtëzakonshëm tek artdashësit e këtij qyteti dhe jo vetëm.

Organizatorët e festivalit kanë menduar që Shpirtin e Ballkanit ta kenë për dy net në qytetin e Korçës. Në natën e parë sipas drejtores së Teatrit, Zamira Kita, folku ballkanik do të ngjitej në skenën e këtij teatri, ndërkohë që në natën e dytë ballkanasit do të performojnë në pazarin e vjetër të qytetit. Atje ku edhe për Kitën, përzjehet fort mirë folku, tradita me vlerat e trashëgimnisë kulturore, shkruan kultplus.

Në natën e parë të “Shpirtit të Ballkanit” janë ngjitur në skenë trupat nga Bullgaria, Greqia, Kosova, Turqia, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria. Trupa që sollën në skenë tabanin e valleve të tyre tradicionale. Valle të cilat por edhe muzika, në një pjesë të konsiderueshme ngjanin fort me njëra-tjetrën. Aq shumë sa të dukej se po shikoje valle maqedonase pa çka se në skenë ishin bullgarët apo nga trevat greke. Për muzikologun e njohur Pandi Bello, pak gjëra i ndajnë fqinjët me njëri-tjetrin, edhe në folk. Ndarje që bëhet më e vogël me afërsinë gjeografike të shteteve.

Të gjitha trupat në natën e dytë do të ngjiten në një skenë të madhe në sheshin e pazarit të vjetër. Aty ku do të ndahen edhe çmimet për grupin më të mirë, valltarin më të mirë dhe kostumografinë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark