Në Qendrën e Paraburgimit në Gjilan gjatë ditës së sotme, një i burgosur është gjetur pa shenja jete në dhomën e tij.
Insajderi nga burime të sigurta mëson se personi i cili u gjet pa shenja jete është Burim Hetemi, rreth 40 vjeç nga Ferizaj.
I njëjti kishte lidhje familjare me reperin e njohur kosovar, Gramoz Aliu i njohur në skenë si “Mozzik”.
Mozzik ia ka kushtuar një postim Hetemit sot në rrjetin e tij social, Facebook.
“O dajë krejtë mi ke msu veq qysh me ia bë pa ty harrove me ma msu! Shpirtin naj kalle o daja jem ma i miri”, ka shkruar Mozzik në Facebook.
Shkrimi i plotë:
O dajë krejtë mi ke msu veq qysh me ia bë pa ty harrove me ma msu!
Shpirtin naj kalle o daja jem ma i miri
Të Allahut jemi dhe te Allahu do të kthehemi !
Sot ka ndrru jetë Daja im , vëllau i Nanës Burim Hetemi .
Të dua dajo shumë , ki mem mungu shumë amo shumë!
Për vorrim ju mbajmë të informuar