"Shpreh kënaqësi", "S'pati lëndime"- Vuçiq deklarohet më ndryshe pas protestës masive në Beograd - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Shpreh kënaqësi”, “S’pati lëndime”- Vuçiq deklarohet më ndryshe pas protestës masive në Beograd

    Insajderi
    15 March 2025 - 23:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq iu drejtua qytetarëve të tij pas protestës “15. për 15” në Beograd.

    Dëshiroj të shpreh kënaqësinë time në emër të të gjithë qytetarëve, si President i Republikës, që u mbajt një protestë e madhe me energji të jashtëzakonshme negative dhe zemërim ndaj autoriteteve dhe nuk pati lëndime të rënda. Gjithsej 56 persona janë lënduar, por asnjë nuk është lënduar rëndë”, tha Vuçiq, raporton Danas, përcjell Insajderi.

    Ai shtoi se janë arrestuar 22 persona për kryerjen e krimeve kundër pronës, për sulme ndaj policëve dhe personave të tjerë.

    Kjo ka vazhduar për katër muaj e gjysmë. Katër muaj e gjysmë agoni pas një tragjedie të tmerrshme. E kuptuam mirë mesazhin. Ne do të duhet të ndryshojmë veten. Dua të besoj se edhe të tjerët e kuptuan që qytetarët duan të ndryshojnë qeverinë në zgjedhje”, deklaroi tutje Vuçiq.

    Vuçiqit i protestuan përreth 107 mijë persona në Beograd. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark