Shprehu ngushëllime për Prekazin, Prokuroria merr vendim për Nikolla Sanduloviq - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Shprehu ngushëllime për Prekazin, Prokuroria merr vendim për Nikolla Sanduloviq

    Insajderi
    06 January 2024 - 20:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nikolla Sanduloviqit iu është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji nga Prokuroria në Nish.

    Lajmi është konfirmuar nga avokati Cedomir Stojkoviq.

    Ai tha se Sanduloviqin akuzohet për “nxitje të urrejtjes kombëtare”, pasi i njëjti kishte vendosur kurora lule mbi varrezat e familjes Jashari në Prekaz.

    “PARABURGIMI Për shkak të vendosjes së luleve mbi varret e shqiptarëve në Kosovë, prokurori publik në Nish ka propozuar administrativisht masën e paraburgimit prej 30 ditësh ndaj Nikolla Sanduloviqit. Prokurori publik pretendon se “vënia e luleve mbi varret e shqiptarëve/familjes Jašari është kryerja e veprës penale të nxitjes së urrejtjes kombëtare nga neni 317 i Kodit Penal ”, ka njoftuar avokati Stojkoviq.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark