
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj ka pasur një sërë kritikash për menaxhimin me shëndetësinë nga pushteti aktual.
Mes tjerash ish-ministri ka kritikuar qeverinë për trajtimin e mjekëve kosovarë.
Zemaj ka ironizuar për udhëtimet e kryeministrit Kurti e ministrit të Shëndetësisë, Rifat Latfi.
“‘E thërrasim Ministrinë e Shëndetësisë, Qeverinë e Kosovës të kthehen në përgjegjësitë e tyre. Besojmë dhe shpresojmë që pushimet e gjata kanë përfunduar”.
“Kanë mbetur pa paga e përgjigje vetëm në ato rrugë jo formale. Puna e tyre me përkushtim e pa pushim, edhe në ditë të vikendit, e tash me injorim ndaj tyre tregon paaftësinë e mashtrimin që u bëhet gjithë atyre që dëshirojnë punën e tyre ta kryejnë me nder e përgjegjësi të lartë”, u shpreh ai.
“Ata deklarojnë se kontratat e tyre thuhet se janë edhe të paligjshme. Në Kosovë, trajtimi i pacientëve ka kaluar në degradim. Numri i pacientëve që presin është shqetësues dhe së paku kanë pritur që të jenë në rend e të marrin trajtime nga institucionet. Kjo është një lojë, favorizim’’, tha Zemaj nga Kuvendi.
/GazetaInsajderi