Shqetësuese: Rreth 100 mijë të rinj të papunë, pa shkollë e pa trajnime – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Shqetësuese: Rreth 100 mijë të rinj të papunë, pa shkollë e pa trajnime

    Insajderi
    07 May 2023 - 15:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Rreth 100 mijë persona të moshës 15-24 vjeçare, përpos që janë të papunë, as nuk janë në shkollë e as nuk ndjekin trajnime profesionale.

    Kështu thuhet në të dhënat e ASK-së për tremujorin e parë të vitit 2022. Sipas këtyre të dhënave, mbi 1.2 milion qytetarë janë në moshë pune, mbi 380 mijë janë të punësuar, mbi 77 mijë janë të papunë dhe mbi 750 mijë janë ekonomikisht joaktivë.

    Kryeshefi i Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), Ilir Berisha deklaroi për KosovaPress se të njëjtit mbahen nga familja dhe nuk kanë bërë ndonjë kërkesë që të kyçen në tregun e punës.

    “Sipas metodologjisë, ASK publikon në baza të rregullta tremujore rezultatet e anketës së fuqisë punëtore dhe klasifikimi i popullsisë nga popullsia e përgjithshme konsiderohet të ajo që nuk hyn në kontingjentin e fuqisë punëtore ose njerëzit fuqi punëtore që janë prej moshës 0 deri në moshën 15-vjeç dhe mbi moshën 65-vjeçare. Kur shikohet kjo, personat joaktivë dhe ata që nuk kërkojnë punë konsiderohen në Kosovë që gjatë tremujorit të parë të vitit 2022 ishte një shifër mbi 740 mijë persona, nga këta janë 98 mijë e 271 të rinj. Të gjitha këto janë rezultate të anketës të fuqisë punëtore që bazohen me një mostër dhe kornize e mostrës janë të dhënat e regjistrimit të popullsisë të vitit 2011 me ndryshime demografike dhe ende konsiderojmë që këto rezultate në të ardhmen do të ndryshojnë pasi të bëhet regjistrimi i këtij viti, pasi konsiderojmë se popullsia rezidente aktualisht nuk është kjo shifër siç e kemi në kornize mostër aktualisht”, thekson Berisha.

    “Së pari jetojnë në bashkësi familjarë të cilët janë të mbajtur nga prindërit apo familja ka burime të tjera dhe familja nuk bënë ndonjë kërkesë që ata të hyjnë në tregun e punës, si të kërkojnë punë. Mund të kryejnë edhe punë të tjera, të cilat në definicione të punësimit nuk konsiderohen, por që janë obligime familjare, ndihmojnë prindërit e tyre në bizneset e tyre apo në diçka të ngjashme… 07:50 Mirëpo, numri i kontingjentit të popullsisë joaktive që nuk kërkojnë punë dhe që nuk punojnë është duke u rritur vazhdimisht”, thotë Berisha.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark