Shqipe Hysenaj reagon për herë të parë pas përfundimit të finales së madhe të BBVK – Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Shqipe Hysenaj reagon për herë të parë pas përfundimit të finales së madhe të BBVK

    Insajderi
    03 February 2024 - 17:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Finalistja e tretë e Big Brother VIP Kosova 2, Shqipe Hysenaj, ka reaguar për herë të parë pas përfundimit të spektaklit më të shikuar në vend.

    Përmes një video në proflin e saj në Instagram, Shqipja falënderoi të gjithë mbështetësit e saj që e përkrahën gjatë këtij rrugëtimi për 105 ditë.

    Ajo tha se ka fituar publikun dhe se është shumë e lumtur.

    Së pari dua të ju falënderoj nga shtëpia e Big Brother Kosova. Dritat janë ndezuar, ka harruar Lumi për t’I fikur, do t’I fik unë tani, haha shaka. Këtë video po e bëj për të ju falënderuar për të gjithë mbështetjen, mesazhet, kritikat, gjithçka që më keni dhuruar kur kam qenë këtu brenda, e më shumë kur kam dal jashtë e kam ndjerë dashurinë tuaj, e kam ndjerë cdo gjë që keni bërë për mua.”

    Kam qenë e fortë falë jush, unë e kam fituar Big Brotherin, këtë fitore ia dedikoj juve. Nuk jam e merzituar, jam shumë e lumtur. Unë ju kam fituar juve.”, tha tutje ajo, përcjell Insjaderi.

    Laumbardh Salihu është fituesi i çmimit të madh të edicionit të dytë të Big Brother VIP Kosova 2.

    Ai fitoi çmimin prej 144 mijë euro.

    Banorët që preken finalen janë: Edona James, Blerando, Lumbardh Salihu dhe Shqipe Hysenaj.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark