“Mos kapja e peshqve të mëdhenj”- Shqipe Pantina ia numëron dështimet dy vjeçare të Qeverisë Kurtit – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    “Mos kapja e peshqve të mëdhenj”- Shqipe Pantina ia numëron dështimet dy vjeçare të Qeverisë Kurtit

    Insajderi
    14 February 2023 - 12:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Anëtarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Shqipe Pantina ka komentuar dy vjetorin e qeverisë Kurti. Sot bëhen dy vite që nga mbajtja e zgjedhjeve ku fitues doli Lëvizja Vetëvendosje me 51 për qind të votave. Pantina ka shprehur disa nga dështimet e qeverisë Kurti që ajo i ka pikasur përgjatë dy viteve. Sipas saj, Kurti ua ka humbur shpresën qytetarëve për zhvillim ekonomik dhe punësim. Si dështim kyç të Kurtit, Pantina e vlerëson mos mbajtjen e qëndrimeve kryesore që Kurti i ka prezantuar gjatë fushatës e për të cilat, ajo thotë se edhe vetë Kurti e ka ditur se nuk mund të realizohen. Këto dhe shumë te tjera mund t’i gjeni në intervistën me Shqipe Pantinën dhënë për Gazetën Insajderi.

    Sot dy vite më parë, Lëvizja Vetëvendosje në krye me Albin Kurtin ka ardhur në pushtet me shumë premtime. Sipas, Shqipe Pantinës një përqindje e vogël e tyre është realizuar.

    “Në krahasim me atë se çfarë ka proklamuar Lëvizja Vetëvendosje sa ka qenë në opozitë dhe në atë se çka ka premtuar në programin e tyre parazgjedhor dhe programin qeverisës pastaj, një përqindje shumë të vogël të atyre premtimeve tashmë i ka përmbushur apo është në proces. Vetëm 21 përqind të projektligjeve të propozuara nga qeveria ka arritur ti shndërroj në ligje. Kemi pas ngecje të mëdha në investimet kapitale ku për vitin e kaluar është raportuar se as 20 për qind të fondeve të dedikuara për investime kapitale nuk kanë arritur të zbatohen dhe kjo kryekëput për fajin e neglizhencës së qeverisë” ka thënë Pantina.

    Qëndrimet e ndryshuara nga Kurti – Zajednica

    Kryeministri Kurti ka ndryshuar një vakt qëndrimesh thotë, Pantina. Sipas saj, ai nuk ka qenë i sinqertë me qytetarët dhe vazhdon të mos jetë.

    “Kurti ka ndryshuar një vakt qëndrimesh nga ato se çka i ka mbajtur në opozitë. Atë çka kemi parë të Kurti është se nuk ka qenë i sinqertë me qytetarët dhe të tregoj se cilat janë qëndrimet e tij të reja dhe përse i ka ndruar ato qëndrime. Një gjë të tillë e kemi në procesin e dialogut. Gjatë fushatës thoshte se ky do jetë një prioritet i shtatë ose i tetë, ndërsa prej se ka ardhur në qeveri është çështja kryesore që merret. Ende nuk kemi një qëndrim të qartë të Kurtit. Ndryshe flet para ndërkombëtarëve, ndryshe flet para mediave ndërkombëtare dhe krejt diçka tjetër këtu, ku me shumë iu drejtohet militantëve të vet që ende ti mbaj nën ndikimin e tij”.

    Lidhur me Asociacionin e Komunave Serbe, Pantina thotë se Kurti duhet të hap rrugë forcave të tjera të zgjidhin këtë problem.

    “Ka pasur dy zgjidhje, ose ta sjell në Kuvend një marrëveshje të re dhe ta shfuqizonte marrëveshjen e kaluar ose ta votojë atë. Deri me tani nuk e ka bërë asnjërën dhe ai duhet të hap rrugë dhe t’iu hap rend forcave të tjera që të zgjidhin këtë problem”.

    Kurti i pasinqertë në Opozite e Pozitë

    E pyetur se kur ka qenë i sinqertë Albin Kurti, në opozitë apo tani, Pantina thotë se asnjëherë.

    “Kurti nuk ka qenë i vërtetë as në opozitë e as tani në pozitë. Në opozitë nuk ka qenë i sinqertë me premtimet e tij sepse me disa nga to edhe ai e ka qenë i bindur se janë të parealizueshme por as tani nuk është i sinqertë sepse nuk del t’iu thotë qytetarëve se këto janë çështje të pamundura dhe ne duhet të ndrojm kurs politik, ai vazhdon të tentoj të manipuloj me besimin e qytetarëve që ka marrur”.

    Kurti ka humbur besimin e 51 për qindshit, me sjelljen tejet arrogante që ka pasur me mësimdhënësit por edhe me ligjin e fundit të pagave ka krijuar edhe më shumë pakënaqësi. Plus ka pasur një dështim të plotë në investime kapitale, unë nuk e di pse qytetarët vazhdojnë ende t’i besojnë.

    Ai ka dhënë sinjalet e para të dështimit. Nëse nuk e zgjidh problem me Serbinë dhe asociacionin mendoj që duhet sa më shpejt të shkoj dhe të hap rrugë”.

    Dy krizat

    Kështu i komenton Shqipe Pantinat dy krizat më të thella të Qeverisë Kurti – Inflacionin dhe tensionet në Veri.

    “Qeveria ka zgjedhur të rris buxhetin e shtetit në kurriz të qytetarëve përderisa ato para vazhdojnë të qëndrojnë dhe t’iu humb vlera në llogarit e qeverisë dhe qytetarëve vazhdojnë ta ndjejnë në kurriz rritjen ekonomike”.

    “Kurti ka ndikuar me disa nga veprimet e tija që kjo krizë të dal në sipërfaqe ndonëse atje çdo herë ka pas një lloj tensioni. Ka mundur ta shfrytëzoj në favor tonin”.

    Regresi – Humbja e shpresës së qytetarëve dhe tolerimi ndaj korrupsionit

    Pantina ka vlerësuar se Qeveria e Albin Kurtit ua ka humbur më shumë shpresën qytetarëve për zhvillim ekonomik dhe hapje të vendeve të punës.

    Sipas saj ka një rritje të numrit të qytetarëve që po e lënë Kosovën.

    “E para  humbur edhe ajo pak shpresë që qytetarët kanë pasur që ndoshta me një qeveri të re mund të bëhet diçka në krijimin e vendeve të punës në zhvillimin ekonomik. Ne kemi parë një trend të rritjes të qytetarëve që po e lënë Kosovën. Dështimi i dytë mendoj unë është në luftën kundër korrupsionit dhe nepotizmin përderisa ka qenë një nga premtimet kryesore me të cilat qeveria Kurti ka ardh në pushtet. Ajo cka kemi pa qeveria e ka toleruar komplet korrupsionin, kemi dy raste afera e Martin Berishajt të cilin jo që nuk e ka shkarkuar dhe vazhdon ta mbroj me këmbgulje dhe rasti tjetër të zëvendësministrit Almir Veliaj ku qartazi dëgjohet duke kërkuar ryshfet. Ky është një sinjal shumë i keq që qeveria Kurti po e toleron korrupsionin”.

    Nepotizmi – Pantina: nuk ka kapur asnjë nga “peshqit e mëdhenj”

    Albin Kurti ka dështuar në kapjen e “peshqve të mëdhenj” thotë Shqipe Pantina. Duke shtuar se ai ka tolerar korrupsionin dhe të korruptuarit që i ka brenda qeverisë së tij.

    “Është njejte, kjo qeveri më së shumti ka premtuar ndryshim, dhe atë ndryshim  nuk po e vërejmë fare, kjo është më e keqe sepse ka ardh në pushtet me një armë të tillë duke thënë se ne do ta luftojmë korrupsionin, dhe lë që nuk e ka luftuar por ende nuk e kemi parë ndonjë të ashtuquajtur “peshqit e mëdhenj’ të përfundojnë në burg asnjë nga hajnat nuk ka përfunduar në burg përkundër Kurti po i toleron dhe të korruptuarit që i ka brenda qeverisë së tij”.

    Këto dhe shumë çështje të tjera mund t’i ndiqni në intervistën e realizuar me anëtaren e LDK’së dhe ish-deputeten e Vetëvendosjes, Shqipe Pantinën:


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark