×
  • Lajme
  • Lajme

    Shqipëri/ 10 vatra aktive, flakët po i afrohen banesave në fshatin Flet

    Insajderi
    14 August 2021 - 17:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministria e Mbrojtjes ka bërë bilancin e situatës së zjarreve në vendin tonë.

    Aktualisht janë 10 vatra aktive në vendin tonë, ndërsa situate më e vështirë është në në fshatin Flet, njësia administrative Blerimaj, bashkia F. Arrëz, pasi zjarri po përhapet me shpejtësi në drejtim të banesave. Ka filluar ndërhyrja nga ajri me helikopter.

    Ndërkohë ka vijuar puna e forcave operacionale për shuarjen e zjarrit në fshatin Patalej, njësia administrative Kolsh, bashkia Lezhë. Situata nuk paraqet rrezik për banesat.

    Zjarri në fshatin Thirrë, njësia administrative Fan, bashkia Mirditë ka zgjeruar pak perimetrin. Forcat operacionale po përballen me vështirësi për shkak të tymit të krijuar. Po punohet për izolimin e vatrës së zjarrit.

    Në përmirësim është situata në “Majën e Rrunës”, Laku i Mollave dhe Laku i Thive, njësia administrative Malzi, bashkia Kukës, ku ka vijuar puna për shuarjen e vatrave të zjarrit. Në zonë po operon edhe një helikopter dhe nuk paraqitet rrezik për banesat apo forcat në terren.

    Ka filluar prej mëngjesit ndërhyrja nga ajri për shuarjen e flakëve në malin e Tërbunit, bashkia Pukë, ku gjithashtu po punojnë mbi 150 efektivë të FA.

    Vatra zjarri ka gjithashtu midis fshatrave Kacni dhe Qafë Murrë, njësia administrative Selishtë, B. Dibër . Zjarri ka përmirësim në Qafë Murre, pasi ka kaluar në një terren shkëmbor dhe me bimësi të pakët.

    Zjarri në fshatin Kacni, njësia administrative Selishtë bashkia Dibër, po zhvillohet me ritëm të shtuar në terren të vështirë, pa rrezik për banesat. Në këtë zonë zjarri është më i shtuar për shkak të bimësisë dhe drurëve të dendur. Po punohet nga forcat në terren për ta mbajtur larg zonës së banuar (pjesë e bashkisë Klos).

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark