Shqipëri, 42 të infektuar me COVID-19, shkon në 382 numri i përgjithshëm - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Shqipëri, 42 të infektuar me COVID-19, shkon në 382 numri i përgjithshëm

    Insajderi
    17 April 2022 - 22:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dyzetedy qytetarë janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në vend, ndërsa asnjë person nuk ka humbur jetën nga virusi.

    Rastet pozitive me COVID kanë dalë nga 1,228 testime që janë kryer, nga ku janë konfirmuar edhe 18 të shëruar.

    Që prej fillimit të pandemisë në vend janë konfirmuar gjithsej 270.626 raste shërimi nga COVID.

    Aktualisht në Shqipëri janë 382 qytetarë të konfirmuar me COVID-19. 8 persona po marrin trajtim në spital, dhe asnjëri prej tyre nuk është në gjendje të rënduar shëndetësore.

    Statistika nga Ministria e Shëndetësisë për datën 17 prill

    Raste të reja ditore 42

    Të shëruar në 24 orë 18

    Të shtruar në spitale 8

    Humbje jete në 24 orë 0

    Testime ditore 1,228

    Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

    Tiranë 222

    Vlorë 39

    Berat 22

    Fier 24

    Shkodër 17

    Gjirokastër 17

    Korçë 16

    Elbasan 14

    Durrës 8

    Kukës 3


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark