Pesë persona kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri si pasojë e COVID-19, ndërsa janë konfirmuar 995 infektime të reja me virusin.
Rastet e reja kanë rezultuar nga 5,613 testime të kryera.
Shifra e të shëruarve është thuajse në të njëjtin nivel të infektimet e reja, pasi gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 1010 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 143,279 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në vendin tonë janë 12,599 pacientë të aktivë me COVID-19. 195 pacientë po marrin trajtim në spitalet COVID, nga të cilët 13 ndodhen në gjendje më të rënduar.
Ministria e Shëndetësisë u bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë. Qytetarët mbi 18 vjeç mund të vaksinohen gjatë muajit shtator në qendrat e vaksinimit anti-COVID.
Statistika (14 Shtator 2021)
Raste të reja ditore 995
Të shëruar në 24 orë 1010
Të shtruar në spitale 195
Humbje jete në 24 orë 5
Testime ditore 5,613
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: