Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.
7 persona të tjerë kanë humbur jetën në Shqipëri si pasojë e pandemisë së koronavirusit në 24 orët e fundit.
Ministria e Shëndetësisë njofton se 502 persona të tjerë janë infektuar me Covid-19, nga 2841 testime të kryera.
Ndërkohë, të shëruarit janë 611.