×
  • Lajme
  • Insajderi

    Shqipëri: Biznesmenit ia presin gishtin dhe ia marrin 100 mijë euro

    Insajderi
    24 October 2021 - 12:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Biznesmeni Nazim Çangu është rrahur dhe lidhur gjatë grabitjes të banesës së tij në Nikël të Fushë-Krujës.

    Ngjarja ka ndodhur në orën 1 të natës, ku 10 persona të armatosur dhe të maskuar kanë hyrë në banesë dhe kanë vjedhur mbi 100 mijë euro, raporton Top- Channel.

    Grabitësit e maskuar pasi kanë mbyllur në një nga dhomat e banesës gruan dhe katër fëmijët, më pas kanë marrë biznesmenin Nazim Çangu, të cilin e kanë rrahur duke e goditur me tyten e armës.

    Duke e kërcënuar që të tregonte për çelësin e kasafortës, ata i kanë prerë edhe njërin gisht me gërshërë.

    Ata kanë arritur të marrin çelësin e kasafortës ku mbante paratë dhe sendet me vlerë.

    Grabitësit kanë marrë para kesh dhe florinj, që arrijnë vlerën e mbi 100 mijë eurove.

    Biznesmeni ndodhet në spital, ku po merr ndihmën e nevojshme nga mjekët.

    Sipas policisë, po punohet për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

    “Më datë 24.10.2021, gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, persona ende të paidentifikuar, kanë vjedhur me dhunë një shumë parash në banesën e shtetasit N. Ç. Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, po punojnë intensivisht nën drejtimin e Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Krujë për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark