Shqipëri, dënohet me burgim administratorja e kopshtit për keqtrajtim të fëmijëve – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Shqipëri, dënohet me burgim administratorja e kopshtit për keqtrajtim të fëmijëve

    Insajderi
    24 November 2016 - 14:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjykata e Tiranës dënoi me tre vjet burg ish administratoren e kopshtit “Diren”, Anjeza Husha (Shabani). Pas pranimit të kërkesës për gjykim të shkurtuar Shabani do të vuajë dënimin me 2 vjet burg.

    Husha u shpall fajtore për keqtrajtim të të miturve dhe mosdeklarim të të ardhurave, njofton Top Channel.

    Ajo ishte bërë e njohur për publikun kur një emision hulumtues kishte publikuar pamje ku shihej  duke keqtrajtuar një fëmijë.

    Anjeza Husha u arrestua pas denoncimit se ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj fëmijëve të kopshtit

    Sipas prokurorisë ajo ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj të paktën tre fëmijëve, duke shkaktuar probleme fizike dhe psikologjike tek të miturit. Gjatë gjykimit ajo shfaqi pendesë dhe i pranoi akuzat.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark