Pushimet e nisura bashkë me familjen, përfunduan tragjikisht për një pushuese nga Kosova, e cila gjeti vdekjen.
Gjatë ditës së djeshme në Golem, është mbytur 74- vjeçarja Xh.H., banuese në Suharekë, Kosovë. Nga të dhënat e para rezulton, se shkaku i vdekjes ka ardhur nga një atak kardiak gjatë kohës që e moshuara lahej në det, njofton mediumi shqiptar noa.al.
Mësohet se e ndjera kishte ardhur për pushime me familjen në Golem, ku dhe ka humbur jetën.
Tentativat e të pranishmëve për ta përmendur kanë rezultuar të kota, pasi 74- vjeçarja ka gjetur vdekjen e menjëhershme./Insajderi.com